Tirana zbavitet me Pogradecin, Tërbuni shkëlqen dhe triumfon në Shkodër

U luajtën sot dy ndeshje në Kategorinë e Parë shqiptare, përveç 45 minutave mes Egnatias e Kastriotit, që nuk ndryshuan gjë, sepse përfundoi sërish 1-0 për rrogozhinasit. Në Tiranë u luajt tenis, sepse Tirana shpartalloi 6-0 Pogradecin. Tre gola Sentamu, sulmuesi i talentuar nga Uganda, i cili në 49 minuta mbylli gjithçka, ndërsa më pas Qilimi, Halili e Ngoo shtuan edhe 3 gola. Tirana e para, Bylisi nuk e luajti ndeshjen e vet në Shënkoll dhe mbetet pas.

Ndërkaq, në Shkodër Vllaznia B priste Tërbunin ishte një miniderbi në veri. Pukjanët kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe shënuan që në fillim me Mezinin, ndërsa më pas rezistuan mirë ndaj Vllaznisë, që tentoi gjatë të barazonte, pa ia dalë mbanë. Fitorja ngjit në renditje Tërbunin, që tashmë kalon Vllazninë B dhe është shumë pranë vendit të katërt.

Tirana – Pogradeci    6-0

Shënues: Sentamu 23′, 25′, 49′, Qilimi 60′, Halili 72′, Ngo’o 88′ pen.

Vllaznia B – Tërbuni    0-1

Shënues: Mezini 10′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *