Tirana shpartallon Apoloninë dhe shkon +7 nga Bylisi

Tirana bën detyrën, mund Apoloninë 4-1 dhe merr hak për barazimin e regjistruar në Fier më 24 shkurt.

Këtë radhë nuk ka pasur histori, gjithçka mori fund që në pjesën e parë, sepse Greca e Muçi shënuan në minutat 6 e 22 dhe aq u desh që Apolonia të mos reagonte më.

Në pjesën e dytë vijoi spektakli bardheblu, me Ernest Muçin që shënoi golin e tretë në minutën e 48-të.

Karabeci gjeti golin e katërt 11 minuta para fundit, ndërsa në minutat mbyllëse erdhën dy gola të tjerë. Në minutën  parafundit Alarildo Dimo shënoi golin e nderit për fierakët, duke përfituar nga një gabim i portierit Abibi, ndërsa Greca në minutën e 91-të shënoi edhe golin e pestë për Tiranën, i dyti personal.

Tani Tirana shkon +7 nga Bylisi, që ka luajtur një ndeshje më pak, ndërsa në fundjavë ndeshjet do të barazohen, sepse Tirana do ta bëjë pushim, ndërsa më 7 prill do të vizitojë pikërisht Bylisin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *