Tirana nuk ndalet, Pogradeci i bën gjëmën Bylisit

0

Befasi: Bylisi ndalet nga Pogradeci në Ballsh, Tirana falënderon dhe arratiset në +4, duke qenë shumë pranë Superiores, sepse grupi B play-off ka humbur ekuilibrin në krye.

Tirana ka bërë detyrën, pa u sforcuar shumë dhe pa i dhënë gaz, duke fituar 2-1 ndaj Tomorit. Në fundin e pjesës së parë Sentamu shënoi golin e avantazhit, i 12-ti në kampionat për afrikanin. Sapo nisi pjesa e dytë, sulmuesi tjetër bardheblu Ngo shënoi nga pika e bardhë, goli i 11-të në kampionat për gjigantin anglez. Gjithçka e mbyllur, mendja te Bylis-Pogradeci, por ndërkohë Tomori shënoi me Hysenin 4 minuta para fundit, për t’i bërë disi më emocionuese minutat e fundit. Para golit beratas, në minutën e 74-t ankth për Ilion Likën dhe Florjan Kopaçin, që u përplasën frikshëm jashtë zonës së Tiranës, me portierin bardheblu që u zëvendësua.

Bylisi i bën një dhuratë Tiranës, ose më saktë ia bën Pogradeci, që ka marrë bujshëm një barazim 1-1 në Ballsh. Mario Kame shënoi në pjesën e parë, Bylisi shënoi me Semiao Granadon dhe vetëm kaq, sepse mbaroi 1-1, pavarësisht përpjekjeve të Bylisit, me kampionatin që thuajse ka marrë fund, sepse tashmë Tirana shkon 4 pikë përpara dhe Bylisit i mbeten vetëm përballjet direkte për të tentuar diçka.

14:00 Bylis – Pogradeci           1-1 (Semiao Granado 59′ / M. Kame 33′)

14:00 KF Tirana – Tomori        2-1 (Sentamu 44′, Ngo 49′ pen. / Hyseni 86′)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.