Thyhet më në fund mallkimi, Flamurtari merr pikë në Kukës

0

Kishte vite që jo vetëm që nuk fitonte, por as barazonte në Kukës, por Flamurtari ka marrë një barazim 1-1 sot, që ngjan si fitore. Mund të ishte fitore me pak fat, pasi vlonjatët ishin në avantazh deri në minutën e 82-të dhe më pas, kur Bakaj barazoi me një penallti shumë të kundërshtuar nga Flamurtari, sërish Danilo Alvesh humbi rast të artë.

Braziliani është në superformë, sepse shënoi në pjesën e parë dhe ishte rrezik konstant për Kukësin, që vijon të lëshojë pikë aty ku nuk kishte rivalë sezonin e shkuar. Flamurtari zgjodhi taktikën mbrojtëse, i la fushën Kukësit, por në pjesën e parë shënoi dhe pretendoi për një penallti, që mund të jepej. Ndërkaq, Kukësi shumë konfuz para porte dhe rrallë e vuri në vështirësi serioze Nurkoviçin në 45 minutat e para, ndërsa në të dytën porta kuqezi u vendos shpesh në rrezik, derisa erdhi penalltia, për një prekje me dorë nga Pollozhani në zonë.

Renditja nuk ndryshon, Flamurtari ende i dyti, por Skënderbeu po largohet, ndaj finalja e së premtes në Korçë vendos shumë, në mos gjithçka. Ndërkaq, Kukësi për momentin bën mirë mos të flasë më për titull.

Penalltia në fund? Polemikat nuk do të ndalen gjatë gjithë javës, si rastësisht nga arbitri që kontestonte ashpër Flamurtari! Detaj shtesë, Flamurtari humbi edhe mesfushorin Sidibe për ndeshjen e ardhshme në Korçë!

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18

KUKËSI – FLAMURTARI       1-1

Shënues: Bakaj 82′ pen. / Danilo Alvesh 41′

KUKËSI: Koliçi, Zhderiç, Shameti, Musolli, Rrumbullaku, Et’hemi (Hoxha 75′), Dzaria, Shkodra (Imami 62′), Kale (Peposhi 80′), Bakaj, Guri. Trajner: Peter Pakult

FLAMURTARI: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Sidibe, Zuka (Hyseni 70′), Useini (Ardit Hoxhaj 63′), Nedeljkoviç (Zhufo 75′), Alvesh, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Kartonë të verdhë: Siljanovski 2′, Musta 27′, Nedelkjoviç 74′, Pollozhani 83′, Sidibe 86′, 90’+4

Karton i kuq: Sidibe 90’+4

GJYQTARË: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Paulin Simoni; Mbrapa porte: Blerim Ziri, Indrit Myrtja

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.