Strakosha i përlotur: Nuk e ndihmova Kombëtaren kur i duhesha, këto gabime nuk më lejohen

Shqipëria ka humbur me rezultatin 1-0 ndaj Turqisë në transfertën e sotme. Një ndeshje e interpretuar në mënyrën më të mirë nga kuqezinjtë, por u ndëshkuan në të vetmin gabim në minutat e fundit.

I përlotur është shfaqur edhe në intervistë për “Supersport” Thomas Strakosha. Gafa e këtij të fundit na ka kushtuar edhe humbjen, pasi Turqia nuk kishte asnjë shans tjetër për të dërguar topin në rrjetë.

“Ekipi kishte nevojë për mua në fund dhe nuk e ndihmova. Ndihem shumë keq. Jam 24-vjeç dhe nuk më lejohen këto gabime. Kam një eksperiencë më tepër, por ja që ndodhi të bëja një gabim të tillë në Kombëtare. Kam folur edhe me babin, më tha se gabova dhe ka bërë edhe më parë të tilla gabime”, ka thënë Strakosha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *