Sportisti më i pasur në botë nuk është futbollist, asnjë femër në top100

0

Kur në gusht të vitit 2017 Flojd Mejuedhër u ndesh me Konor MekGregor, u tha se fituesi i sfidës në Las Vegas do të çonte në shtëpi të paktën 100 milionë dollarë. Për këtë arsye, nuk është ndonjë befasi që Mejuedhër të jetë sportisti më i paguar në vitin 2018, sipas revistës Forbes, që prej vitesh përpilon lista të ndryshme në lidhjen me financat e sportistëve ose klubeve të futbollit.

Mejuedhër, tashmë 41 vjeç, fitoi 285 milionë dollarë në vitin 2017, duke kaluar Kristiano Ronaldon, ndërkohë që e kishte kryesuar listën edhe në periudhën 2012/14.

Ndërkaq, sportisti që ka fituar më shumë vetëm nga reklamat dhe sponsorët është tenisti zviceran Roxher Federer, i cili ka arkëtuar 65 milionë dollarë në vitin 2017, falë kontratave me Nike dhe disa kompani të njohura zvicerane.

Mbi Ronaldon, që është i treti, renditet Lionel Mesi, me 111 milionë dollarë të fituara vitin e shkuar. Pas Ronaldos, shifra kolosale fiton edhe LeBron Xhejms, 33 milionë dollarë nga Klevelandi dhe 52 milionë nga sponsorët.

Për t’u veçuar është se asnjë atlete femër nuk bën pjesë në listën e 100 sportistëve më të paguar në botë. Serena Uilliams është më e paguara, me 18 milionë dollarë fitime vjet, ndërsa Maria Sharapova ka qenë për shumë vite femra më e paguar, por vitet e fundit ka pasur probleme dhe nuk ka qenë në fushat e tenisit për një dënim për doping.

TOP 10 E SPORTISTËVE MË TË PAGUAR

Floyd Mayweather Jr. (285 milionë dollarë)

Lionel Messi ($111 milionë)

Cristiano Ronaldo ($108 milionë)

Conor McGregor ($99 milionë)

Neymar ($90 milionë)

LeBron James ($85.5 milionë)

Roger Federer ($77.2 milionë)

Stephen Curry ($76.9 milionë)

Matt Ryan ($67.3 milionë)

Matthew Stafford ($59.5 milionë)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.