Skena si te Lerda-Duro, Guardiola bën jehonë kundër trajnerit rival: Mbaje topin tani!

Manchester City ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Southamptonit, në një ndeshje aspak të lehtë, pavarësisht dominimit të lojës. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 11, teksa pas gabimit të Ederson, do të ishte Ward-Prowse që do të dërgonte topin në rrjetë.

Aguero dhe Walker që realizoi në minutën e 86 do të vendosnin përfundimishit historinë e ndeshjes, për të marrë tre pikët e radhës. Por teksa ndeshja ishte në kryesimin e miqëve apo në barazim, kishte shumë vonesa të ekzagjeruara të lojës. Madje në minutën e 60 do të ishte vetë trajneri i Southamptonit që do të vononte topin. Pas humbjes shokuese 0-9 ndaj Leiçester dhe një tjetër humbje në Kupë ndaj Manchester Cityt, dëshira nuk ishte edhe aq e madhe për të qenë në kontakt me topin për miqtë.

Derisa mbërriti minuta e 90 dhe Guardiola u hakmorr ndaj trajnerit kundërshtar. Sapo topi i erdhi në dorë, shkoi menjëherë në mënyrë sarkastike për ta dërguar te stafi i Southamptonit: “Mbajeni topin tani”. Një skenë e tillë na kujton edhe përplasjen e fundit të Superiores në distancë mes Lerdës dhe Duros. Pikërisht për të njëjtën arsye, mbi vonesën e lojës. Por për të parë ndoshta një reagim të ngjashëm të trajnerit të Partizanit dhe Guardiolës, mungonte vetëm goli i të kuqëve. /Sport Ekspres/