Shkurtaj: Pritja gjashtëmujore, rraskapitëse

0

Vasil Shkurtaj ishte lojtari më i mirë në takimin e djeshëm. Sulmuesi ishte protagonist me dy gola të realizuar. Pas ndeshjes, për “Supersport”, Shkurtaj u shpreh i lumtur që e ndihmoi skuadrën dhe që po jep atë që pritet prej tij, pas një periudhe në pamundësi për të luajtur.

-Keni pritur shumë muaj për të luajtur në kampionatin shqiptar. çfarë ndjesie ju japin këto gola?

-Është diçka e vështirë për të qëndruar 6 muaj pa luajtur. Këto tre ndeshje kam dhënë maksimumin për të shënuar dhe ja arrita sot. Jam I lumtur.

– Jeni një nga sulmet më të mira të kampionatit. A mund të themi që gjendeni në momentin tuaj më të mirë apo ka nevojë për t’u përshtatur?

-Tani po filloj të mësoj si luan ekipi me këto lojtar. Janë futbollistë të mirë dhe dua të luaj me këta djem.

-A ju ndihmon kjo që trajneri është shumë kërkues?

Sigurisht më ka ndihmuar shumë. Kisha gjashtë muaj pa luajtur, por mund të jap shumë për ekipin dhe kjo duket.

-Në planin personal, doni të shndërrohesh në pikë të rëndësishme për Luftëtarin apo t’i shërbeni vetes?

Jam lojtar i ekipit dhe dua ta ndihmoj atë. Pastaj do mendoj për veten. Kështu kam menduar dhe kështu do të mendoj gjithmonë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image