Shënon edhe Esat Mala, Dinamo nuk ia del as ndaj ekipit B të Partizanit

Partizani B ka arritur të bëjë atë që ekipi i parë nuk realizoi dot sot në ndeshjen ndaj hungarezëve të Honved. Ekipi B i të kuqve mposhti Dinamon në një miqësore që u zhvillua ditën e sotme në kompleksin “Internacional Tirana” në Pezë-Helmës. Dinamovitët humbën me shifrat 0-3, teksa u ndëshkuan nga Bërdufi, Melo Jr si dhe Esat Mala nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke pasqyruar kështu gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet.

Ky i fundit nuk u grumbullua me Partizanin në Antalia të Turqisë si një shenjë ndëshkimi për problemet që palët kanë pasur kohët e fundit me njëri-tjetrin për shkak të mosrinovimit të kontratës nga sulmuesi. Megjithatë ky ngërç me klubit dhe lojtarit pritet të shkojë drejt zgjidhjes, duke ditur që Sormani e ka shprehur hapur dëshirën e tij për të pasur Malën në ekip./Sport Ekspres/