Salihi flet për “Air Albania”: Edhe lojtarët janë njerëz, ndikohen nga ky stadium i mrekullueshëm

Hamdi Salihi ka folur para ndeshjes së sotme të Shqipërisë ndaj Francës. Një prej figurave ikonë dhe që i ka dhuruar aq shumë fanellës kuqezi, tashmë është në stafin e Kombëtares. Ndërkohë kur flitet për “Air Albania”, shkodrani është shprehur se një punë e posaçme është bërë me lojtarët pikërisht në anën psikologjike. Në intervistën e dhënë për “Supersport”, Salihi u shpreh:

“Në pjesën më të madhe të përgatitjeve jemi fokusuar te pjesa psikologjike. Kjo pasi edhe lojtarët ndikohen nga ky stadium i mrekullueshëm. Megjithëse ata e kanë merituar. Sa i mungon Salihi kësaj Kombëtare? Unë do të thoja që sa më mungon mua Kombëtarja. Këta sulmues aktual janë më të mirë se mua se futbolli vjen në rritje. Nuk duhet të bëjmë asgjë më shumë sesa kemi bërë në stërvitje. Kjo është një “luftë” ku duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin lojtarët”, ka thënë Salihi. /Sport Ekspres/