“Rrugës sy patrembur dhe Besa-Besë”/ Plista bëjnë thirrjen e veçantë: Dilni në ballkon t’i këndojmë Prishtinës

0

Prishtina është bërë qyteti i parë i Kosovës që futet në karantinë si pasojë e situatës së krijuar në vend nga virusi Covid-19. Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në kryeqytet do të shmangen lëvizjet e tepërta dhe se nuk do të lejohet asnjë qytetarë të hyjë, përveç rasteve emergjente. E në këto kushte tifozët e skuadrës së “Prishtinës” kanë menduar të solidarizohen me qytetin e tyre në përballimin e pandemisë.

Në një njoftim zyrtar në faqen e tyre Plista u bëjnë thirrje të gjithë anëëtarëve të tyre e madje qytetarëve, të bëhen bashkë për të kënduar. “Rrugës sy patrembur” dhe “Besa-Besë” janë dy refrenet e përzgjedhur nga tifogrupi shqiptar për të kënduar nga ballkonet e shtëpisë së tyre. Aktiviteti në fjalë do të nisë prej orës 20:00 teksa Plisat kërkojnë që të gjithë bashkë të shprehin mbështetjen e tyre në këtë situatë të vështirë./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.