Rënia ekstreme e James Rodriguez, mund të përfundojë me Meritan Shabanin në ekip

Tifozët prisnin shumë nga karriera e James Rodriguez, ndërsa edhe me aftësitë e mëdha që zotëronte premtonte së tepërmi. Por edhe ky futbollist do të binte nga forma për të zhgënjyer jo pak.

Aktualisht pjesë e Realit të Madridit, por pa arritur të fitojë zemrat e madrilenëve. Në këto kushte janë mediat spanjolle që flasin për një transferim të kolumbianit në janar. Sa i përket ekipit që bëhet fjalë është Wolvesi. Pikërisht atje ku luan edhe Meritan Shabani, megjithëse talenti shqiptar është duke vuajtur një dëmtim.

Menaxheri i Rodriguez, Mendes, dëshiron që ta transferojë te Wolvesi klientin e tij pasi ky klub ka një projekt serioz është këtë sezon është në grupet e “Europa League”. /Sport Ekspres/