Rasti i talentit 16-vjeçar/ Të mërkurën i shënoi Junajtid, të enjten dha provim në shkollë

Rasti që ka bërë jehonë në mediat angleze ishte padyshim ai i 16-vjeçarit Luke Matheson të Rochdales. Ky i fundit ka arritur të shënojë ndaj Manchester United, në ndeshjen e Kupës që u mbyll me rezultatin 1-1 në kohën e rregullt.

Por në fund do të kualifikoheshin lojtarët e drejtuar nga Solskjaer nga pika e bardhë e penalltisë. Futbollisti i Rochdales, Matheson, arriti të shënonte një gol që e ka lënë pa gjumë gjithë mbrëmjen. Megjithëse duhej të dremiste pak, pasi të nesërmen, pra ditën e enjte, kishte një provim në shkollë për psikologjinë.

“Më pëlqen shkolla dhe futbolli nuk është garanci. Nuk i dihet se çfarë ndodhë dhe gjithmonë duhet të kesh një plan të dytë”, ka thënë Matheson. /Sport Ekspres/