Portieri i Twentes “kritikon” Lindon Selahin: Është shumë turp! Nuk di gjuhën, është edhe belg

Te Twente është bërë një festë ku janë grumbulluar të gjithë futbollistët që të diskutojnë edhe për momentin e kthesës në kampionat, ndërsa kanë vuajtur shumë në javët e fundit të kampionatit në Holandë.

Gjithashtu ka qenë edhe një darkë për t’u shkëputur nga rutina dhe që lojtarët e Twentes të qetësohen sa më tepër. Në të janë dhënë edhe disa premtime sa i përket vitit 2020. Portieri i klubit ka bërë një kritikë për sulmuesin dhe talentin e ri të Shqipërisë, Lindon Selahin.

“Synim i tij është që të flas më mirë gjuhën holandeze në vitin 2020, sepse ai është belg. Por nuk e flet gjuhën, kështu është shumë turp”, ka thënë Jorn Borndrel. Ndërkohë vetë Lindon Selahi është shprehur: “Më duhet të bëj disa leksione, është e vështirë që ta bëj vetë”. /Sport Ekspres/