Përkrahja e interesit/ Turqia e gjitha me sytë e kthyera në Tiranë: Hajde Shqipëri!

Shqipëria do të luajë përballë Francës në mbrëmjen e sotme, teksa do të inagurohet edhe stadium “Air Albania”. Një nga arenat më të bukura në rajon dhe që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve,

Ndërkohë një nga mbështetjet dhe njerëzit që do e urojnë më shumë fitoren e Shqipërisë sonte ndaj Francës, janë edhe turqit. Kjo sepse këta të fundit po luftojnë për vendin e parë në grup dhe “gjela” duhet të lënë pikë.

Pikërisht mbi këtë interes vjen edhe përkrahja e madhe e Turqisë, që në mediat dhe të përditshmet sportive e kanë nisur me një mbështetje për kuqezinjtë: “Hajde Shqipëri”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *