Pengu i Jeminit nga miqësorja: Si nuk u gjend një arbitër legjend shqiptar, edhe nëse nuk do isha unë…

Në miqësoren e yjeve që u zhvillua në “Air Albania”, atje ku kthyen edhe ikona të njohura të Kombëtares, ka pasur polemika. Të ardhura këto nga figurat që nuk janë ftuar, duke mos e përtypur lehtë vendimin.

I ftuar në “Procesi Sportiv”, Lorenc Jemini ka treguar edhe pengun tjetër. Këtë herë jo për të folur për mungesën e yjeve si lojtarë, por të arbitrave, “Po mirë, meqë u gjetën yjet e tjerë, po si nuk e gjetën një arbitër shqiptar që është legjendë? Po edhe sikur mos të isha unë, ka edhe të tjerë”, ka thënë Jemini. /Sport Ekspres/