Java e tetë në Superiore sheh pasditen e sotme të përballen Partizani e Flamurtari, dy emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, që këtë sezon duan të luftojnë për gjëra të mëdha. Partizani e ka nisur keq, por pretendon ende titullin dhe sot nuk mund të gabojë, ndërsa Flamurtari synim ka Europën dhe sot një pikë i vlen shumë.
Kategoria Superiore – Java 8
E diel, më 29 tetor, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Partizani-Flamurtari 0-1
Shënues: Ardit Hoxhaj 25′
Partizani: Hoxha, Progni, Malota, Ibrahimi, Kalari, Vila, La Kamera (Bardhi 46′), Batha, Adorjan (Herrera 27′), Trashi, Basrak (Asani 81′). Trajner: Mark Juliano
Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski (Jakovljeviç 58′), Bicaj, Pollozhani, Musta, Useini, Sidibe, Hoxhaj (Liçaj 81′), Kamara, Alvesh (Neziraj 70′), Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro
Kartonë të verdhë: Ibrahimi 36′, Progni 47′ / Ardit Hoxhaj 26′, Kamara 76′, Sidibe 90′
Gjyqtarë: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Denis Rexha, Ermal Barushi
GOLI
25′ GOL FLAMURTARI Një kros nga Kamara nga e majta e sulmit vlonjat gjen në zonë Ardit Hoxhajn. Vlonjati ndal topin dhe godet fuqishëm, duke shënuar, ashtu si bënte kur luante me Bylisin.
EPISODI
36′ Labinot Ibrahimi ndërhyn me këmbën e ngritur ndaj Useinit. Faull shumë i rrezikshëm, Ibrahimi ia hedh paq, pasi merr vetëm karton të verdhë. Mund të ishte i kuq direkt!