Partizani braktis Turqinë, lënë thatësirën dhe rikthehen në Shqipëri me Sormanin

Partizani e ka mbyllur fazën përgatitore për vazhdimin e kampionatit në muajin janar. Të kuqtë kanë zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore, me të cilat nuk kanë bindur sidomos në aspektin e sulmit. Në përballjet ndaj Trabzonspor dhe Honved, kampionët e Shqipërisë kanë dalë me 2 humbje dhe mbi të gjitha me 0 gola të shënuara.

Statistika aspak të mira këto për Partizanin, gjithsesi miqësoret nuk vlejnë shumë. Prova e vërtetë për Sormanin fillon nga tani, me kalendarin e ngjeshur që do të ketë Superiorja. Skuadra kryeqytetase ka mbyllur fazën stërvitore të mëngjesit në Antalia dhe është kthyer për në Shqipëri. /Sport Ekspres/