Ozili hap çështje politike/ Ekipi i Bundesligës mbyll marrëveshjen: Nuk kemi nevojë për Kinën, ata mësojnë nga ne

Një çështje e madhe u ngrit në media pas përplasjes së Mesut Ozilit me shtetin e Kinës, ndërsa këta të fundit ndaluan transmetimin e Arsenal-Manchester City. Kështu, Ozili është shprehur se një komunitet myslyman trajtohet në kushte ç’njerëzore në Kinë. Bëhet fjalë për popullsinë myslymane ujgurë në Xinjiangu.

Kjo solli edhe reagimin e ekipit të Bundesligës, Këlnit, që ka ndërprerë marrëdhënien e bashkpunimit me shtetin e fuqishëm në ekonomi. Kina po lidh edhe shumë marrëveshje për të ngritur nivelin e futbollit në lartësinë e ekonomisë së tyre. Kryetari i këshillit të klubit të Këlnit, Stefan Muller-Romer, ishte shumë i ashpër në reagimin e dhënë ku njoftohej ndërpreja e bashkëpunimit sa i përket akademive të futbollit në Shenyang.

“Unë e kuptoj që Republika Federale e Gjermanisë nuk mund të anashkalojë plotësisht fuqinë ekonomike të Kinës dhe kjo është arsyeja pse ekziston shkëmbimi midis vendeve tona, por ne nuk kemi nevojë për to në sport. Kinezët duan të mësojnë nga. Disa nga politikanët tanë kryesorë janë plotësisht naivë”, tha Romer. Menjëherë ka reaguar edhe presidenti i ekipit të Bundesligës, Werner Wolf, duke e zbutur disi deklaratën e dhënë nga kryetari i këshillit të klubit dhe duke e quajtur si mendim personal, megjithëse pohohet ndërprerja e bashkëpunimit me Kinën për shkak të ekonomisë dhe çështjes së përparësive. /Sport Ekspres/