Një emër shqiptar në garë për topin e artë, Asllani është përfaqësuesja e vetme

Emri i Kosovare Asllanit është renditur në listën me 20 lojtare që do të garojnë me njëra-tjetrën për të marrë trofeun më të madh individual për një futbolliste, atë të Topit të Artë. Futbollistja shqiptare bëri një paraqitje shumë të mirë me Suedinë, ekipin të cilën ajo përfaqëson, në botërorin e femrave të zhvilluar këtë vit. Gjithashtu Asllani aktualisht aktivizohet në radhët e skuadrës Tacon në elitën e futbollit të Spanjës për femra, që duke nisur nga viti i ardhshëm do të jetë edhe skuadra e femrave të gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Futbollistja shqiptare do të mësojë ditën e sotme gjatë ceremonisë se kujt do i shkojë Topi i Artë, megjithëse vetë fakti i të qenurit në 20 më të mirat e botës është një arritje e madhe që duhet vlerësuar./Sport Ekspres/