Në Serbi rrahin keqazi lojtarin e Kombëtares si në filma: Na jep 5.000 euro ose të grabisim!

Një incident i rëndë ka ndodhur me mbrojtësin e Fiorentinës, Aleksa Terzic. Ky i fundit sapo kishte përfaqësuar Serbinë U-21 në një ndeshje kundër Rusisë së kësaj grupmoshe në humbjen 0-2. Teksa u fut në makinë dhe u nis në drejtim të Beogradit, për të vazhduar rrugën dhe për të shkuar në Itali, një Audi A6 me xhama të zinjë po e ndiqte.

Bëhej fjalë për dy grabitës që i kanë bërë keq Terzic. “Shoferi u përpoq të më ndalonte pa asnjë arsye. Një vajzë që ishte me ta në “Audi” po bërtiste: “Vrapo se do të ketë telashe për ty”. Pastaj fillova t’i shtoja gazin makinës, por Audi më goditi. Në një moment dëgjova: “Jepni 5.000 euro ose do t’ju grabisim”. Ata më rrahën me grushta dhe shqelma, duke u përpjekur të më fusnin në makinë sërish, por arrita t’ju shpëtoj”, tha Terzic.

Një nga taksistët që u gjend aty lajmëroi policinë dhe ambulancën. Menjëherë futbollisti shkoi në spital dhe u diagnostikua me dëmtime serioze në trup. Skenë kjo e denjë për një film ndërsa lojtarit iu grabit edhe makina, ndërsa personat kërkuan që ta fusnin në bagazh sipas asaj që raportohet nga mediat. /Sport Ekspres/