Skënderbeu ka reaguar pas dy humbjeve rresht, duke fituar dot 4-2 në Lushnjë, në një ndeshje që ishte e lehtë në letër, por doli shumë e ndërlikuar.
Meritë e Lushnjës luftarake, që edhe pa Stefën e disa lojtarë të tjerë, dha gjithçka dhe shkoi deri në 2-0.
Skënderbeu e kishte marrë lehtë, ka disa javë që nuk është fort në rregull, me titullin në xhep, por një humbje sot ndërlikon të shumë gjëra.
Për pasojë, pas avantazhit të dyfishtë të Lushnjës, kryesuesit u mobilizuan totalisht dhe Soue përmbysi gjithçka me tre gola, para se Xhejms Adeniji të siguronte fitoren. Sukses i vuajtur, por tashmë titulli është realitet dhe ndoshta matematik që dot.
LUSHNJA – SKËNDERBEU 2-4
Shënues: Përgjini 39′, Papa 50′ pen. / Soue 57′, 69′,82′, Xhejms 85′
Lushnja: Bejte, Mone, Marku, Koreshi, Marku, Magani, Taullau, Gava, Meto, Papa, Branica, Përgjini. Trajner: Ilir Gjyla.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Dita, Muzaka, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Teqja, Vila, Abazi, Sahiti, Nimaga, Krasniqi, Gripshi.