Mediat e Interit e pyesin për Muriqin, menaxheri: Është edhe Gentian Selmani, super portier

Vedat Muriqi ka gjithë vëmendjen në Europë, sa i përket lojtarëve shqiptarë më të përmendur. Në ditën e sotme ka realizuar një tjetër gol fantastik ndaj Konyasporit, duke na kujtuar edhe Zlatan Ibrahimoviç.

Njëfarë kopjimi jo vetëm në mënyrën e realizimit, por edhe në festim nga ana e Muriqit. Në media është përfolur shumë për një interesimit të Interit. Për këtë arsye, media pranë këtij klubi, “Fc Internews”, ka pyetur menaxherin e vetë Muriqit, Deniz Uysal nuk ka preferuar të flasë më në detaje. Ndërsa kur pyetet mbi një tjetër lojtar premtues që e menaxhon vetë, është sponsorizuar emri i portierit të Shqipërisë, Gentian Selmani që ka dalë nga Superiorja.

“Muriqi është një tip i futbollistit për “Premier League”. Është i fuqishëm dhe me një fizik perfekt për këtë ligë. Tani është shumë e vështirë që të gjesh një lojtar të tillë. Bomber, me një vizion të madh të lojës, shtatlartë dhe i ftohtë para portës. Unë mund të thoja se Muriqi është një përzierie në një farë mënyre e Ibrahimovic me Leëandovskin, por edhe me një të majtë të fuqishme. A e kërkon Interi?

Le të themi që nuk e kam marrë një ofertë konkrete nga Interi. Por mund të them se kanë ardhur shumë telefonata nga Anglia, Gjermania, Katari, Arabia dhe së fundmi, nga Italia. Në Kosovë ai shihet si i heroi i së ardhmes, jo si yll. Lojtarët e tjerë që kam? Është një portier vërtet shumë i talentuar, quhet Gentian Selmani. E ka marrë edhe Kombëtarja e Shqipërisë, është vërtet i mirë. Ka për të bërë një rrugë të gjatë”, ka thënë Deniz Uysal. /Sport Ekspres/