Lotët e një fëmijë thonë shumë për Napolin, Gatuzo nuk po kontrollon më as lojtarët

Napoli ndodhet në një periudhë krize të rëndë dhe në një gjendje nga e ka të pamundur që të dalë. Kjo është panorama e parë që ofrohet për ekipin që ka qenë gjithmonë duke luftuar me kryesuesin e kampionatit, Juventusin, por këtë herë gjendet në mesin e tabelës.

Në mbrëmjen e sotme ka ardhur një tjetër humbje, këtë herë me rezultatin 0-2 ndaj Fiorentinës pas golave të Chiesa dhe Vlahovic. Një situatë që ka dalë jashtë kontrollit edhe për Gatuzon, ndërsa Alan u largua menjëherë për në dhoma të zhveshjes kur u zëvendësua, pa pranuar të shoh vazhdimin e ndeshjes në stol. Të gjitha këto sinjale negative dhe dorëzimi i vuajnë tifozët, me sytë e një fëmijë që ishte mbështetës i Napolit, që do të thonë shumë poër gjendjen ku është kjo skuadër. /Sport Ekspres/