Dy gola në minutat e fundit, mbyllet takimi mes Francës U-21 dhe Shqipërisë U-21

Përmbledhja e ndeshjes LIVE Francë-Shqipëri (U-21) 4-0

90’+4′ Shthurrje në minutat e fundit. Zagadou e dërgon topin me kokë në rrjetë, ndërsa ndodhej pranë portës pas goditjes së këndit. Përfundon ndeshja, Francë-Shqipëri (U-21) 4-0

90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka tre minuta shtesë.

87′ Ulet ritmi në fushë nga kuqezinjtë dhe Franca nuk fal. Eduard nuk e ka të vështirë në hapësirën e madhe për të mposhtur Selmanin. E ndihmon edhe shtylla. Francë-Shqipëri (U-21) 3-0

77′ Një gafë e Mersinaj që rrëzohet para zonës, ia bën elementare Eduard që të shtyj topin në rrjetë. E pamundur për Selmanin. Francë-Shqipëri (U-21) 2-0

71′ I vetmi moment kur kapet në befasi mbrojtja e Shqipërisë. Pas hapësirës së madhe në qendër, Makengo e dërgon topin në shtyllë.

65′ Loja zhvillohet në mesfushë dhe kontrollohet nga vendasit. Nuk ka shqetësime drejt portës së Selmanit, por e vështirë për kundërsulme.

56′ Zëvendësim te Shqipëria. Pëllumbi merr vendin e Ndreckës.

51′ Broja kërkon të jap shkëndijën e parë në sulm duke vazhduar vetë përpara, por e ka të pamundur me mbrojtjen e Francës.

46′ Nis pjesa e dytë. Bushi nuk pret më gjatë, aktivizohet në fushë edhe Armando Broja.

45’+1′ Mbyllet e para, ndëshkohemi vetëm nga një penallti. Mbrojtja e Shqipërisë është në nivelin e duhur, pavarësisht diferencave. Franca kushton më shumë se 300 milionë euro, ndërsa Shqipëria kushton 3 milionë euro.

45′ Ka 1 minutë shtesë.

43′ Nga pika e bardhë e penalltisë ndëshkohet nga Gouiri. Selmani hidhet në krahun e gabuar. Francë-Shqipëri (U-21) 1-0.

42′ Penallti për Francën pas ndërhyrjes së gabuar të Shehut. Kontestime te kuqezinjtë, por arbitri është i vendosur. E drejtë!

37′ Mbrojtja për notën maksimale. Jo vetëm po përballon sulmet e Francës dhe mungojnë shqetësimet për Selmanin, por kërkohet të dilet para me pasimet që nisin prej andej. Super Bajrami.

30′ Rrezikohemi me një goditje dënimi nga afër zonës, por fatmirësisht nuk e gjen në perfeksion kuadratin. Për Selamin ishte e vështirë ta evitonte.

25′ Frymëmarrje dhe duartrokitje nga pankina e kuqezinjëve. Futbollistët provojnë të nxjerrin topin e nisur nga Selmani mes pasimeve në mbrojtje, pavarësisht presionit të madh të kundërshtarit dhe ia arrijnë qëllimit. Kombinime të duhura dhe Maloku që jep spektakël me një driblim, bëri që Shqipëria të shtyhet më para.

20′ Një dalje e pastudiuar e Selmanit që përplaset me Mersinaj dhe Adelaide. Megjithatë sulmuesi i Francës nuk arrin të përfitojë dhe të ngrihet në kohën e duhur.

17′ Pas sulmeve të shumta vendasit tundin rrjetën me Adelaide, me një top të mbetur në zonë nga goditja e dënimit. Por anësori e anullon me të drejtë për pozicion jashtë loje. Francë-Shqipëri (U-21) 0-0

11′ Një top fantastik nga pas shpinës vjen nga mbrojtja e Francës, Geraldo Bajrami ka nivelin e duhur për të mbyllur kapitenin e Francës, Adelaide.

5′ Vendasit dominojnë në të gjitha drejtimet sa i përket mbajtjes së topit, por kuqezinjtë reagojnë mirë në mbrojtje.

1′ Nis takimi. Miqësore, Francë U-21-Shqipëri U-21.

Përpara ndeshjes

Shqipëria U-21 e drejtuar nga Alban Bushi do të përballet ndaj Francës U-21 në mbrëmjen e sotme. Një miqësore që vlen për të parë edhe elementet e Shqipërisë sa i përket së ardhmes. Dy surpriza ka në hedhjen e lojtarëve në fushë me zgjedhjet e Alban Bushit, që ka preferuar të luajë me Vrionin, duke mbajtur Brojën në stol.

Një tjetër lëvizje e papritur është edhe aktivizimi i Albion Ademit, që gjithsesi mbetet një sulmues me shumë vlera dhe e gjithë vëmendja mbetet mbi të./Sport Ekspres/

Shqipëria U-21: Selmani, Bajrami, Maloku, Ndrecka, Mersinaj, Mala, Shehu, Muçolli, Kolaj, Ademi, Vrioni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online