Liçaj shënon golin e karrierës, Flamurtari triumfon në shtesë në Lushnje

0

Një gol i mrekullueshëm nga Lejdi Liçaj në min utin e 91-të i ka dhënë Flamurtarit një fitore të artë 1-0 sot në Lushnje.

Një fitore shumë e vuajtur për kuqezinjtë, që nuk ishin në ditën e vet më të mirë dhe hasën probleme pa fund, ndaj një Lushnje punëtore, të vendosur mirë në fushë dhe shumë të qetë.

Sefa në sulm sikletosi jo pak vlonjatët, që ndjenë shumë mungesën e Ditmar Bicajt, ndërsa në sulm Bushiç u dëmtua që në pjesën e parë.

Në fundin e pjesës së parë Flamurtari humbi shansin e artë, sepse Jakovljeviç i vetëm në zonë gaboi me kokë, duke gjuajtur jashtë.

Në pjesën e dytë ritmi i lojës u rrit ndjeshëm por edhe gabimet ishin të shumta. Flamurtari tentoi me çdo mënyrë, por krejt pa qartësi e kthjelltësi, duke lënë edhe hapësira pas, me Sefën që goditi shtyllën me një kërcim perfekt.

Pa fat Lushnja, me fat Flamurtari, sepse në shtesë një kros në zonë gjeti Lejdi Liçajn e futur në pjesën e dytë dhe mesfushori bëri më të pamendueshmen, tentoi roveshatën dhe shënoi një gol ëndrrash.

Pikë të arta, të pashpresuara, për nga mënyra si vajti ndeshja. Flamurtari i dyti për momentin, Lushnja ende e fundit dhe e pafat.

Kategoria Superiore – Java 11

E diel, 19 nëntor, ora 14:00

Stadiumi “Roza Haxhiu”, Lushnje

Lushnja-Flamurtari            0-1

Shënues: Liçaj 90’+1

Lushnja: Spaho, Ruço, Premçi, Marku, Mone, Gava, Papa (Taullau 78′), Alushi, Meto, Canka (Magani 83′), Sefa. Të gatshëm: Bejte, Bufazi, Bizhyti, Malaj, Pepa

Trajner: Hysen Dedja

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Jakovljeviç, Mersini (Kamara 46′), Musta, Useini (Liçaj 75′), Sidibe, Zhufo, Danilo Alvesh, Bushiç (Ardit Hoxhaj 41′). Të gatshëm: Sali, Deliaj, Hyseni, Tushi.

Trajner: Shpëtim Duro

Kartonë të verdhë: Mone 34′, Premçi 58′ / Danilo Alvesh 17′, Siljanovski 34′, Zhufo 65′, Kamara 90’+3

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Gançi, Astrit Mahmuti, Fatjon Xhemalaj

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.