Laçi gjen shpëtim te Tirana për krahun e majtë, është Hoxhallari

Laçi do të marrë pjesë këtë verë në Europa League, por në javët pas përfundimit të kampionatit nuk ka mundur të bëjë ndonjë afrim cilësor në mbrojtje, aty ku janë larguar qendërmbrojtësi Qaqi dhe anësori Fangaj.

Për pasojë, është bërë e nevojshme ndërhyrja urgjente në merkato dhe sot klubi kurbinas ka arritur marrëveshjen me Tiranën për Erion Hoxhallarin. Mbrojtësi 22-vjeçar është pjesë e Tiranës prej shumë vitesh dhe vetëm në sezonin 2014/15 kaloi te Teuta, ku shkëlqeu.

Më pas, 3 sezone si titullar te Tirana, duke rinovuar para pak ditësh, edhe pse kishte interesim nga disa klube të huaj.

Tani Hoxhallari përforcon Laçin, por vetëm në huazim për Europa League, një marrëveshje me fitim për Laçin, që shton një mbrojtës cilësor, por edhe për lojtarin e Tiranën, sepse një ecuri e mirë me Laçin do të vlente si vitrinë për klubet e huaj që mund të dërgojnë vëzhgues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *