La kërcimin për t’u bërë futbollist i Napolit: Marash Kumbulla do të jetë mbrojtësi më i mirë në Itali!

Një histori vërtet shumë e veçantë është ajo e Gennaro Tutinos. Aktualisht ky sulmues është pjesë e Empolit, por tek lojtari 23-vjeçar besohet ende, ndërsa kartoni i tij zotërohet nga Napoli. Kur ishte më i vogël dëshira dhe pasioni i madh ishte për vallëzimin, por do të merrte vendimin e rëndësishëm në karrierë, për t’iu përkushtuar futbollit.

Në një intervistë për mediat italiane, Tutino ka pasur edhe një vlerësim fantastik për Marash Kumbullën. Kjo pasi një periudhë të shkurtër e ka kaluar si huazim edhe te Verona.

“Kumbulla është i ri dhe lojtar shumë i fortë. Unë mendoj se nga të gjithë lojtarët e Serisë A që i përkasin datëlindjes së tij, pra vitit 2000, është i vetmi që luan më mirë. Është i destinuar të jetë një nga mbrojtësit më të mirë të futbollit në Itali. Edhe në stërvitje jep maksimumin dhe në fund korr sukseset e punës së bërë. Duke luajtur të gjitha ndeshjet ka fituar besimin dhe pjekurinë, se në fillimin e sezonit nuk ka qenë ky lojtari që ju e shihni sot.

Kur isha 12 vjeç unë kam qenë kërcimtar. Kërceja më shumë klasiken dhe ishte pasioni im. Pastaj në Napoli duhej të zgjidhja mes topit dhe kërcimit. Tani ndoshta kur të bëj golin tjetër, do ta festojë me një lëvizje kërcimi”, ka thënë Tutino. /Sport Ekspres/