Kukësi fiton me përmbysje betejën e kryeqytetit, Bakaj zihet me tifozët

0

Dy gola në 4 minuta, një ndeshje e shkëlqyer dhe tre pikë të merituara: Kukësi fiton në Tiranë ndaj Partizanit, me një përmbysje fantastike në pjesën e dytë.

Në një terren shumë të rënduar, Partizani pati goxha luhatje në lojën e vet dhe vuajti mungesat, por shënoi në pjesën e parë me Gojkoviç dhe ia doli të mos pësonte, edhe pse Kukësi krijoi shumë raste.

Në pjesën e dytë dolën në pah cilësitë e Kukësit në sulm, por edhe defektet e Partizanit në mbrojtje, sepse në 4 minuta erdhën dy gola me ‘dhunë’, në zonë, duke përmbysur me Gurin dhe Rustem Hoxhën. Partizani humbi edhe Çulum për karton të kur para barazimit të Kukësit dhe deri në fund nuk reagoi dot më, ndërsa Guri e goditi sërish në shtesë.

Edhe Elis Bakaj mori karton të kuq dhe më pas u grind keqas me një grup tifozësh që po e ofendonin, ndaj rrezikon dënim të rëndë. Sende në fushë pas përfundimit, me arbitrat në shënjestër.

Partizani – Kukësi      1-3

Shënues: Gojkoviç 43′ / Guri 66′, 90’+6, Hoxha 70′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Sulejmani (Lukas 73′), Çulum, Mala, Asani, Bardhi, Abdurahimi (Atanda 68′). Trajner: Klevis Dalipi

Kukësi: Koliçi, Zderiç, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Imami, Dzaria, Ethemi (Shkodra 58′), Bakaj (Balde 90’+3), Kale (Idrizi 85′), Guri. Trajner: Peter Pacult

Kartonë të verdhë: Belica 28′, Çulum 32′ / Rrumbullaku 53′, Imami 86′

Kartonë të kuq: Çulum 65’/ Bakaj 90’+4

EPISODET

15′ Ndeshje e bukur dhe e shpejtë, me raste nga të dy krahët. Partizani ka tentuar në disa raste dhe i ka shkuar shumë pranë golit, por në krahun tjetër Bakaj kërcënon shpesh dhe Rrumbullaku me një predhë nga distanca i shkoi shumë pranë golit.

33′ –  Kukësi krijon disa sulme të rrezikshme dhe Sindrit Guri i afrohet golit, pasi lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën dhe Alban Hoxha pret me vështirësi.

35′ Provon sërish Kukësi, që po dominon prej disa minutash. Kros nga e majta e sulmit, Ethemi gjuan fort, por pret Hoxha, në superformë!

42′ Bakaj, supergoditje nga distanca, por jashtë. Partizani lë shumë hapësra pas.

43′ GOL PARTIZANI! Asani kros nga këndi, Imami del huq dhe Gojkoviç nuk fal me kokë, i vetëm në qendër të zonës. Po dominonte Kukësi prej disa minutash, por Partizanin e ndihmon fati!

65′ KARTON I KUQ PËR PARTIZANIN! Sherr në fushë, Kridens Meta nxjerr të verdhë për Jasir Asanin dhe Bakajn, ndërsa Çulum del me karton të kuq!

66′ GOL KUKËSI! Goditje nga këndi, Guri merr përpara Gojkoviçin dhe me kokë barazon!

70′ GOL KUKËSI! Elton Kale kroson në qendër, Rustem Hoxha nuk ndalet dhe godet fuqishëm, duke shënuar, ndërsa as Atanda nuk e ndali dot!

80′ I anulohet gol Partizanit. Bardhi shënoi, por ishte pozicion jashtë loje i qartë, gjatë një goditjeje dënimi.

90’+6 GOL KUKËSI Guri në kundërsulm mbyll gjithçka, i vetëm me Hoxhën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.