Kamza shënon një gol për t’u studiuar në shkollë, Fili si Del Piero!

Java e 20-të në Superiore nis sot, me 3 ndeshje, nga të cilat dy po luhen prej orës14.00.

Sytë janë në Kamzë, ku po luhet një super ndeshje, sepse Kamza synon të mbetet ekipi i vetëm pa humbje ndaj Skënderbeut. Korçarët janë në siklet të paparë, sepse mund të përjashtohen për 10 vite nga Europa. A ndikon moralisht? Natyrisht që po! Daja është pa Jashanicën e Vangjelin, Kamza pa Fukuin.

Ndërkaq, në Laç po luhet një ndeshje shumë interesante, sepse Laçi e Luftëtari ndeshen për të tretën herë në pak javë. Laçi ka fituar dy herë në kupë ndaj Luftëtarit, kush fiton sot ka ambicie shumë serioze për në Europë…

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20

KAMZA – SKËNDERBEU      1-0

Shënues: Fili 12′

KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Lelis, Kuqi, Zguro, Idrizaj, Arrabal, Mehmeti, Fili, Imeri, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu

SKËNDERBEU: Shehi, Dita, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Lilaj, Vila, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Laver Alla, Deivis Koreshi, Edlir Malo, Klodian Shahini

GOLI

12′ Aksion i pabesueshëm i Kamzës, pasime me një takim nga mesfusha e vet deri në sulm, ku Realdo Fili nga jashtë zone lëshon një trajektore në stilin Aleksandër Del Piero dhe 1-0!!!

 

LAÇI – LUFTËTARI      0-2

Shënues: Shkurtaj 2′

LAÇI: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Bardhi, Eskerda, Nika, Uzuni, Shtubina. Trajner: Gentian Mezani

LUFTËTARI: Ruçi, Toledo, Jakovljeviç, Beqiri, Jackson, Aleksi, Ramadani, Rroca, Bregu, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Karton i verdhë: Toledo 22′

Karton i kuq: Fangaj 14′

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Egin Doda, Denis Agaraj, Fation Xhemalaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *