Kampion bote dhe me parametra 0, Tare kërkon të veshë bardhekaltër sulmuesin gjerman

Mario Gëtze lajmëroi më parë se do të largohej nga gjigantët e Bosursias së Dortmundit në fund të sezonit. Kontrata e tij me verdhezinjtë përfundon këtë verë dhe rionimi nuk është një opsion. Lojtari gjerman do të shprente dëshirën e tij për të provuar një aventurë të re në Serie A dhe kjo ngriti interesin e disa klubeve, ndërsa si favorit shihej edhe Milani. Por një rast i tillë nuk mund t’i kurrsesi nuk mund t’i shpëtojë Igli Tares.

Drejtori sportiv shqiptar po shqyrton mundësinë për ta veshur kampionin e botës bardhekaltër dhe një transferim i tillë padyshim që do të suhte goditja e merkatos për të. Gëtze është vetëm 27 vjeç dhe ka ende disa vite karrierë përpara, ndërsa e shkuara është mbushur me eksperienca të rëndësishme. Të mbash veshur fanellën e Dortmundit apo Bajernit dhe atë të Kombëtares së Gjermanisë flet qartë për një lojtar.

Ndërkohë përveç pjesës teknike dhe aftësive të lojtarit, një rëndësi të madhe merr edhe ana ekonomike, pasi të transferosh një lojtar të tillë me kosto zero padyshim që është një goditje e madhe në merkato për Lazion. Mundësi të tilla Tare ka ditur si t’i shfrytëzojë më së miri dhe me shumë ngjasa të njëjtën gjë do e bëjë edhe këtë herë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/