Kalaja konfirmon ndarjen nga Vllaznia, këtë radhë pa polemika

Arlind Kalaja e mbyll zyrtarisht me Vllazninë, me një postim në faqen e vet në Instagram. Diçka të tillë shkodrani e kishte lajmëruar në numrin e sotëm të “Sport Ekspres”, ku zyrtarizoi jo vetëm mbylljen e aventurës me kuqeblutë, por dhe destinacionin e tij të radhës, që do të jetë Kukësi. Ai ka falënderuar ish-skuadrën e tij, por njëkohësisht shpreh mirënjohjen për klubin, ku është rritur dhe formuar si futbollist: ”Përshëndetje të gjithëve! Që nga sot nuk do jem më lojtar i KF. Vllaznia. Vllaznisë i dedikoj absolutisht çdo gjë, sukseset dhe rrëzimet e mia. Që nga kontakti im i parë me topin kam përfaqësuar gjithmonë këtë fanellë dhe kjo gjithmonë më ka bërë krenar. Vllaznia për mua nuk do të jetë kurrë një klub futbolli, Vllaznia është shtëpia ime. Faleminderit çdo tifozi që më ka përkrahur në momente të mira dhe të vështira. Faleminderit atyre që gjykuan pa ditur dhe faleminderit atyre që kuptuan pa pasur nevojë për shpjegime. Faleminderit Vllaznia dhe Forca Vllaznia”, përfundon postimi i Arlind Kalasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *