Intervista jo e zakontë e Gunesh pas Shqipërisë: Do t’i puth në ballë lojtarët e mi!

Rrallëherë ndodh që në fundin e një ndeshje, të flitet kaq shumë për luftë sa ka ndodhur me Turqinë. Ashtu si edhe lojtarët, të njëjtën mënyrë të të folurit pas ndeshjes me Shqipërinë ka mbajtur edhe trajneri Gunesh. Pak për ndeshjen e luajtur dhe shumë për luftën që po zhvillohet nga ana e Turqisë në Siri me kurdët.

“Jemi në një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Ne kemi luajtur një ndeshje shumë stresuese. Në ndeshjen e fundit kishim gjithashtu vështirësi në fushën tonë. Por me mbështetjen e tifozëve dhe shpirtin e fituesit, ia kemi dalë. Do t’i puth lojtarët e mi në ballë. Ata kanë shpërndarë të njëjtin emocion të fitores. Nuk dua të bëj më shumë analizë. Ne kemi dëshmor. Një komb në lot dhe që po vuan. Këtu fjalët nuk kanë kuptim, jemi në këtë kohë të tillë. Terrori do të gjejë një ditë. Por ata që e ngrenë terrorin, shpresoj të mbyten në gjak.

Ne nuk e kemi marrë një barazim që kur unë kam ardhur. Kishte shumë dëshirë, por edhe aq shumë tension. Donim të fitonim, por me frikën nga ana tjetër të humbjes. Shqipëria ishte më shumë kompakte se në ndeshjen e parë. Ata u mbrojtën mirë dhe ne humbëm shumë topa në sulm. Por e rëndësishme është që fituam dhe tani jemi shumë të qetë për Francën. Shqipërinë e quanim si ndeshjen e fundit”, ka thënë Gunesh. /Sport Ekspres/