“Hip se të vrava, zbrit se të vrava”/ Xhaka gati të shkojë në Gjermani, problem bëhet Arteta

Në Londër situata nuk është aspak e mirë për mesfushorin Granit Xhaka. Mungesa e rezultateve, zënka me tifozët dhe një trajner i ri me mendime ende në ajër, janë disfavoret më të mëdha të mesfushorit shqiptar. Shirti nuk ishte e vetmja gjë që iu morë Xhakës. Respekti për të nuk është më i njejtë dhe aq më tepër ambjenti miqësor nga drejtuesit e klubit. Në këto kushte lojtari kërkoi largimin nga topçinjtë.

Në një kohë kur na ndaj pak ditë nga merkatoja e janarit, Xhaka është i bindur për lëvizjen e tij nga Londra. Të paktën kështu konfirmohet nga mediat angleze dhe gjermane se mesfushori do të rikthehet në Bundesliga. Xhaka dhe agjenti i tij kanë rënë dakord parimisht me klubin e Hertha Berlin për një kalim të lojtarit në janar.

I çuditshëm ka qenë reagimi i trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta. Tekniku duket se po luan lojën shqiptare të fjalës së urtë; “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Në fillim ishte Arteta ai që i sygjeroi klubit shitjen e Xhakës ndërsa tani është po ai që ka kërkuar bllokimin e merkatos dalëse. Kjo për faktin se Arteta ende nuk është njohur me ekipin që la Emery duke dashur të mos humbas element të rendësishëm.

Sjellja dyfytyrshe e trajnerit ka nervozuar edhe më tepër Granit Xhakën pasi deri para pak kohësh mesfushori nuk e kishte mbështetjen e trajneri për të qendruar në Londër, madje dhe si kapiten. Nga ana tjetër Hertha Berlin është duke pritur mbëritjen e Xhakës me një valixhe 21.5 milionshe për kartonin e tij./Sport Ekspres/