Goli në rrëmujë ndihmon Juventusin, Breshia e bëri të vuajë në pjesën e parë

Kampionati italian është rikthyer sërish në këtë mesjavë, ndërsa pas barazimit të Veronës ndaj Udinezes pa gola, sapo është mbyllur pjesa e parë mes Breshia-Juventus.

Edhe në këtë takim kemi një barazim në këto 45 minuta të para, por në shifrat 1-1. Goli i parë i takimit erdhi nga Donaruma, që në minutën e 4. Një gjuajtje e fortë e Donarumës e shoqëruar edhe me vendosjen jo të mirë të portierit të Juventusit, solli golin e parë.

Barazimi do të vinte në minutën e 40, pas një rrëmuje në zonën e Breshias gjatë një goditje këndi. Një autogol dhe një keqkuptim mes portierit dhe mbrojtsi Chanchellor, solli edhe golin e barazimit. Rezultati i 45 minutave të para u mbyll 1-1, për t’ia lehtësuar disi misionin bardhezinjëve që kanë vuajtur jo pak gjatë këtyre minutave. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/D9INE_XFOOTBALL/status/1176583013905289216