Futet në shtëpi dhe e gjen të dashurin me gruan, vajza e Floyd Mayweather del në gen dhe e godet me thikë

Vajza e legjendës së boksit, Flody Mayweather është arrestuar në mëngjesin e të shtunës në datën 4 prill dhe do të përballet me një akuzë shumë të rëndë. Ajo ka shkuar në shtëpinë e të fejuarit të saj, reperit të njohur “NBA Youngboy”, që quhet Kentrell Gaulden.

Por 19-vjeçarje do të shihet një surprizë të pakëndshme, pasi ai ishte me gruan e mëparshme, Lappatra Jacobs, me të cilën ka edhe fëmijë. Vajza e Flody Mayweather, Iyanna, i ka kërkuar asaj që të largohet menjëherë nga shtëpia.

Por ky urdhër nuk është dëgjuar dhe më pas Iyanna e ka goditur dy herë me thikë pas debatit që pati. Teksa u arrestua dhe Jacobs ndodhet tashmë në spital, me gjendjen që nuk dihet ende, vajza e legjendës së boksit është shprehur se u tërhoq nga flokët dhe për këtë arsye duhej të vetëmbrohej. /Sport Ekspres/