Formacionet zyrtare, Shqipëri-Angli/ Më të mirët e mundshëm, Bushi i hedh të gjithë në fushë

Shqipëria U-21 do të përballet në mbrëmjen e sotme ndaj Anglisë U-21 në orën 19:00, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Trajneri Bushi ka hedhur më të mirët e mundshëm në formacion nga minuta e parë.

Sigurisht, me shumë elemente nga takimet e fundit që nuk i ka në dizpozicion. Për ta nisur që nga Armando Broja, Emiliano Bullari dhe Anxhelo Ndrecka që kanë shkuar te grupmosha U-19. Por gjithashtu edhe portieri Gentian Selmani ka ndierë shqetësime, duke mos qenë gati për këtë përballje. Si kapiten i Shqipërisë do të jetë edhe njëherë tjetër Sherif Kallaku, andej nga pritet më shumë sa i përket tifozëve. /Sport Ekspres/