Fillojnë spastrimet te Tirana, ja kush rrezikon

Tirana ka nisur sot përgatitjet për edicionin e ri, ku pretendimet janë madhore. Pas një sezoni në Kategorinë e Parë, bardheblutë me në krye teknikun ze maria po punojnë me shumë kujdes që të ndërtojnë një skuadrën për sezonin që po afron.

Me rikthimin ne kategorinë Superiore te Tirana po fillojnë spastrimet e para për t’u lënë vend ardhjeve te reja. “Fshesa” e bardhebluve do të kapë shumicën e lojtarëve të cilët nuk kanë arritur të sigurojnë një vend formacioni  gjatë sezonit të shkuar.

Ekipi i drejtuar nga braziliani Ze Maria  synon të rikthehet te titulli kampion pas një pritje 9-vjeçare. Falë një buxheti të shtuar prej 900 mijë eurosh, te Tirana kanë ardhur përforcimet e para si sulmuesi Blazhevski dhe mbrojtësi Atinga e mesfushori Eni Imami, ndërsa me kalimin e ditëve pritet që ekipi të kompletohet me prurje të tjera.

Afrimet e reja janë një lajm i keq për një pjesë të madhe të lojtarëve të sezonit të kaluar, pasi me shumë mundësi aventura e tyre te 24-herë kampionët e vendit ka ardhur drejt fundit. I pari që ka “larë duart” me klubin bardheblu është mesfushori kavajas Alked Çelhaka, i cili mbylli me marrëveshje bashkëpunimin. Çelhakës pritet t’i bashkohet dhe mbrojtësi  Alvaro Bishaj, mesfushori Rei Qilimi, si dhe të rinjtë e repartit të sulmit Jurgen Vrapi dhe Patrik Bardhi. Një pjesë e lojtarëve të sipërpërmendur janë nën kontratë me klubin dhe për ta ekziston mundësia e një huazimi në ekipet e kategorisë së parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *