Euro 2020/ Varianti i tmerrit për Kosovën, mund të përfundojë me Gjermaninë, Portugalinë dhe Francën

Grupet e Euro 2020 janë hedhur gjatë ditës së sotme, duke lënë bosh edhe vendet e Kombëtareve që do të plotësohen nga Liga e Kombeve. Tifozët shqiptarë i kanë sytë të gjithë te Kosova, që në “gjysmëfinalen” e para do të ndeshet ndaj Maqedonisë së Veriut, për të kërkuar më pas edhe ndeshjen finale që e ndan nga ëndrra e madhe e Euro 2020.

Por për dardanët do të ketë një grup ferri, nëse ndodh një variant i caktuar. Flasim për kualifikimin e Rumanisë, që nëse do të mbërrijë në Europian dhe këtë sukses e arrin edhe Kosova, atëherë sipas ndarjes, dardanët shkojnë në Grupin F. Atje nuk do të ndihen aspak të mirëpritur, pasi do të gjejnë Gjermaninë, Portugalinë dhe Francën. /Sport Ekspres/