Ekskluzive/ Të gjithë në Superiore duan Rubin Hebaj, por ka një problem për këto skuadra

Një nga emrat më të kërkuar në këtë merkato sa i përket ekipeve të Superiores është Rubin Hebaj. Në ditët e fundit është përfolur shumë në media sa i përket nënshkrimit të këtij sulmuesi me Teutën.

Por “Sport Ekspres” raporton se durrsakët nuk janë e vetmja skuadër që kërkojnë të marrin shërbimet e Hebajt. Nga burime të sigurta mësojmë se ka edhe disa ekipe të tjera të Superiores që janë të interesuar për të firmosur me të, duke parë se kjo merkato e janarit nuk të jep shumë mundësi më të mirë për të zgjedhur.

Megjithatë këtu ka një problem për t’u zgjidhur, ose më saktësisht për t’u pritur. Që ky futbollist të zyrtarizohet dhe të rikthehet sërish në Superiore, pas një aventure të fundit te Vorskla në Ukrainë, duhet të pritet fundi i janarit. Kjo pasi po shihet për një mundësi marrëveshje me një ekip jashtë Shqipërisë, ndërsa Superiorja mbetet një prioritet i dytë për Hebaj. /Sport Ekspres/