E veçanta nga Kategoria e Parë, klubi zyrtarizon në rolin e drejtorit teknik tifozin

0

Klubi i Tërbunit ka marrë një vendim jo të zakonshëm, duke i dhuruar postin e drejtorit teknik një tifozi të tyre. Bëhet fjalë për Alfons Gjergjin që përpara se të emërohej drejtor teknik, ka qenë pjesë e grupimit ultras “Shqiponjat e Veriut”. Nga një tifoz në shkallët e stadiumit në një drejtues brenda organikës së Tërbunit është një arritje vërtet e madhe për Gjergjin.

Lajmi vjen nga vetë klubi pukian përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”. Ndërkohë Gjergji është shprehur se do të përpiqet që të bëjë më të mirën në këtë detyrë të re. Ndërkohë ky i fundit ka marrë edhe mbështetjen e tifozëve të Tërbunit, pjesë e të cilëve edhe ai vetë ka qenë më parë./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.