E fundit/ Tragjedi në familjen e Pep Guardiolës, ndërron jetë mamaja e tij nga COVID-19

Koronavirusi në Spanjë po përhapet me ritme vërtet të frikshme, teksa në shumë pak kohë po kap numrat e Italisë si në aspektin e të prekurve, ashtu edhe në atë të viktimave. Por prej këtij virusi vdekjeprurës nuk ka shpëtuar dot as nëna e trajnerit të njohur spanjoll, Pep Guardiolas. Mamaja e teknikut të Manchester Cityt njoftohet të ketë humbur jetën ditën e sotme në moshën 82-vjeçare pas infektimit me pandiminë Covid-19.

Vetë klubi anglez i “qytetarëve” ka shprehur ngushëllimet e veta në drejtim të trajnerit të tyre, Pep Guardiola. Ky i fundit disa kohë më parë dhuroi edhe një shifër prej 1 milionë eurosh për spitalin e Barcelonës në ndihmë të luftës kundër Koronavirusit, megjithatë nuk ka mundur dot ta shmangë tragjedinë në familjen e vetë, duke humbur sot një nga njerëzit më të shtrenjtë për të./Sport Ekspres/