E fundit/ Anderlehti do t’ia marrë Kukësit që në janar, Kristal Abazaj nuk pranon se do titullin në Superiore

Kristal Abazaj është një çështje e ndezur në merkaton e janarit. Futbollisti në fjalë u dërgua në huazim nga Anderlehti te Kukësi deri nê fund të sezonit.

Nëse klubi belg vendos që të marrë para kohe Abazajn nga verilindorët, duhet të paguajë një dëmshpërblim te ekipi shqiptar. Por ky nuk do të jetë problem për Anderlehtin, që ka mundësinë më të mirë për ta shitur pasi lojtari ka rilindur.

Sipas asaj që raportojnë mediat belge, disa skuadra në Belgjikë kanë shfaqur interes për ta marrë Abazajn në janar. Por ky i fundit po refuzon dhe nuk i pëlqen ideja,pasi do tê fitojë Superioren me Kukësin dhe pastaj të largohet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *