Dramë turke me 7 gola, e vendos Sokol Cikalleshi në minutë të fundit

0

Një ndeshje me emocione të jashtëzakonshme ishte ajo mes Akhisarsporit dhe Instanbulspor. Takimi është mbyllur në rezultatin 4-3 dhe në minutën e fundit ka shënuar Sokol Cikalleshi. Ndërkohë skuadra e sulmuesit shqiptar kishte kaluar në avantazhin 2-0 në minutën e 50, ndërsa më herët, në minutën e 32 ishte lojtari i Instanbulsporit, Aldin Cajic, që shpërdoroi 11-metërshin

Barazimi do të vinte në 2-2 me Eslem Ozturk në të 60-tën, por brenda dy minutave, përkatësisht në minutat e 69 dhe 71 do të kishim nga një gol për secilin ekip nga Burhan Eser dhe Onur Ergun. E si për ta përmbyllur këtë dramë turke ka menduar Cikalleshi, që ka hyrë në fushë si zëvendësues dhe shënoi në minutën e 90. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.