Dorëzohen para së bukurës, perla e talentit të Liverpool-it i nxjerr huq kthimin e shpinës nga Evertoni

Liverpool ka arritur të fitojë derbin e luajtur për FA Cup me rivalët e qytetit, ekipin e Everton, që prej shumë vitesh nuk e ka shijuar fitoren në një përballje të tillë. Ndeshja ka përfunduar në shifrat 1-0 dhe gjithçka është vendosur nga magjia e këmbëve të një 19-vjeçari në minutën e 71. Ishte pikërisht Curtis Jones, mesfushori të cilit Klopp i siguroi një vend titullari në fushën e lojës, që ka realizuar një perlë nga jashtë zone, duke e lënë të shtangur portierin kundërshtar. Jones numëron vetëm nj paraqitje me “të kuqtë” në Premier League, ndërsa aktivizohet me 23-vjeçarët e Liverpool, ku në 12 ndeshje ka shënuar 8 gola.

Ndërkohë, rivaliteti mes dy ekipeve është parë qartë në shkallët e stadiumit. Tifozët e Evertonit kanë kthyer shpinën në momentin kur në stadium është luajtur himni i Liverpool, “You will never walk alone”. Por pavarësisht kësaj sjelljeje të menduar më herët, tifozët e Evertonit ishin të gjithë duke parë  perlën e Jones. Ndoshta kishin gabuar me llogarinë për të kthyer shpinën, më mirë të bëhej në minutën e 71./Sport Ekspres/

https://twitter.com/ScouserChrisLFC/status/1213875716191862784?fbclid=IwAR04AXg1jfTdTVUfogVq0DfFj7t5AZytTSduXDNJKb7y-yndt3i3zjD0V3E