“Do e kalojmë këtë gjë idiote të quajtur Korona”, lojtari i Tiranës me zor pret kthimin në fushë

Me Covid-19 nëpër këmbë Superiorja e kishte të pamundur të vazhdonte, duke ndjekur kështu rrugën e kampionateve të tjera në Europë, atë të pezullimit të sezonit. Kështu futbollistët po njdekin masat e vendosura nga shteti shqiptar, ashtu sikurse gjithë banorët e tjerë të vendit. Por izolimi rezulton të jetë një sfidë e vërtetë për shumë, aq më tepër për sportistët, të cilët kanë një jetë më aktive.

Një nga ata që me zor pret të zbresë sërish në fushën e lojës është edhe futbollisti i Tiranës, Uinfull Kobina, i cili e ka bërë të ditur një gjë të tillë me anë të një postimi në “Instagram”. Sulmuesi i bardhebluve shprehet se ditë më të mira na presin në të ardhmen e se do e kalojmë këtë virus, të cilin e quan idiot.

“Vetëm shpresë për më të mirën në këto kohë të vështira. Do e kalojmë këtë gjë idiote të quajtur Korona. Ditë më të mira na presin përpara. Mezi po pres të zbres në fushë”, shkruan Kobina në rrjetin e tij social./Sport Ekspres/