Disiplina/ Teutës i tërhiqet vëmendja për tifozët, lojtari i Luftëtarit pezullohet me 2 ndeshje

Komisioni i disiplinës ka zbardhur ditën e sotme vendimet për javën që lamë pas të Superiores. Klubi i Teutës ia hedh paq vetëm me një paralajmërim për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve durrsakë dhe në rast përsëritjeje do të ndëshkohet ashtu siç Kodi i Disiplinës e parashikon.

Ndërkohë lojtari Lion Çela i ekipit të Luftëtarit nuk do të mund të zbresë për dy ndeshje në fushën e lojës për bluzinjtë. Kjo për shkak të protestave dhe fjalëve fyese të tij kundrejt zyrtarit të ndeshjes.

Ndërsa rasti i 17-vjeçarëve të Tiranës, të cilët nuk ishin të pajisur me fanellat e dyta në ndeshjen kundër bashkëmoshatarëve të Shkodrës, ka bërë që Komisioni i disiplinës të vendosë për ripërsëritjen e këtij takimi./Sport Ekspres/

Vendimet e plota:

1.Lojtari i KS Luftëtari Lion Çela, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

  1. KF Teuta, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës.
  2. FK Egnatia për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
  3. Zyrtari i KF Shkumbinit Florent Hasbajrami, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 47/2/a) të KDS dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.
  4. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës.
  5. Lojtari i KF Devolli Ronaldo Isufi, për provokim ndaj publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim.
  6. Lojtari i KF Skrapari Oltion Guri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Skrapari, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
  8. Lojtari i FC Term Pandeli Naçi për sjellje josportive ndaj kundërshtareve në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  9. Zyrtari i KF Skënderbeu U-19, Jani Kaçi për protestë ndaj vendimeve të arbitrit me fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 55/2 te KDS denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  10. Urdhërimin e riluajtjes së ndeshjes Shkodra U17 – Tirana U17 e vlefshme për Kategorinë Superiore Grupi A në zbatim të Nenit 87/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike “Futbolli i të Rinjve U-17 dhe U-19”.
  11. KF Kukësi U-15 për mosparaqitje në ndeshjen kundër Brians FK në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF , Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0, si edhe i hiqen 3 pikë në klasifikim nga pikët e grumbulluara. Ekipi i KF Kukësi U15 në bazë të Nenit 12/1 të KDS paralajmërohet se në rast të përsëritjes së shkeljes, në bazë të nenit 86/2/e të Rregullores së FSHF ekipi do të përjashtohet nga aktiviteti dhe do të zbresë një kategori më poshtë.
  12. Ekipi i KF Burreli U-19 për aktivizimin e një lojtari i cili nuk ishte përzgjedhur për të luajtur në bazë të Nenit 30/3 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0(tre me zero).
  13. Ekipi i KF Oriku U-19 për dështim në organizimin e ndeshjes kundër KF Tomori U-19 në bazë të Nenit 30/1 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.Në bazë të Nenit 12 të KDS dhe Nenit 115 te Rregullores se Veprimtarise Futbollistike te Futbollit te te Rinjve U-17 dhe U-19 në rast se perseritet ky veprim ekipi i KF Oriku U-19 paralajmerohet per pershkallezimin e masave disiplinore.
  14. Lojtari i KF Bylis U-17 Krenar Skenderaj për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  15. Zyrtari i KF Butrinti U-17 Sokol Bogdo për sjellje ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  16. Lojtari i Fotball Republic U-17 Matia Sata për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  17. Lojtari i KF Vlora U-17 Ebio Tanku për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  18. Ekipi KF Oriku U-17 për dështim në organizimin e ndeshjes kundër KF Tomori U-17 në bazë të Nenit 30/1 të KDS ekipi i KF Oriku U-17 humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe – 3 pikë nga klasifikimi.Në bazë të Nenit 12 të KDS dhe Nenit 86/e në rast se perseritet ky veprim ekipi do të zbresë nje kategori me poshtë.
  19. Pranimin e kërkesës së lojtarit Jurgen Muka për pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit.
  20. Pranimin e kërkesës së lojtarit Endri Koroveshi për pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit
  21. Pranimin e kërkesës së lojtarit Artan Jazxhi për pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *