Canka i shënon edhe surprizës së Superiores, por Lushnja nuk bind në miqësore

Superiorja është ndalur këtë javë për t’i lënë vendin Kombëtares, megjithatë ekipi i Bylisit ka vendosur t’i shfrytëzojë këto ditë pushimi për të testuar ekipin me një ndeshje miqësore kundër Lushnjes. Këta të fundit kanë treguar një formë të mirë në Kategorinë e Parë duke kryesuar grupin B, por këtë herë janë ndalur nga surpriza e Superiores.

Ndeshja ka përfunduar me shifrat 3-1 në favor të ballshiotëve, të cilët e gjetën rrjetën shumë shpejt duke kaluar në avantazh që në minutën e 7 të takimit me anë të Antonit. Më pas do të ishin edhe Guindo dhe Janku që do të realizonin golat e tjerë për Bylisin. Ndërkohë, lagunarët ngushtuan shifrat në minutën e 70 të ndeshjes me anë të sulmuesit Canka, i cili ka shënuar rregullisht për Lushnjen dhe tregoi këtë herë se nuk di të ndalet para askujt, madje as para atyre që po surprizojnë Superioren./Sport Ekspres/