Bumerang nga Mustafi/ Mbrojtësi bën rolin e sulmuesit dhe kërkon brohoritjet e tifozëve

Në merkaton e verës askush nuk e përfilli Shkodran Mustafin. Arsenali e nxori në treg, tifozët nuk e donin, ndërsa asnjë skuadër europiane nuk shfaqi interesime serioze për të. Aq sa u mendua se tashmë Mustafi “i ngeli” në derë londinezëve. Megjithatë, ajo situatë që e bëri Mustafin në një “të padëshiruar”, është kthyer gjithçka në bumerang.

Në ndeshjen ndaj Guimaraes në transfertë, topçinjtë u dhuruan francezëve pikën e parë në fazën e grupe të “Europa League”. Dhe si për çudi të fatit, njeriu i ndeshjes në barazimin 1 me 1, ishte Shkodran Mustafi. Mbrojtësi shqiptar veç performancës, shënoi edhe golin e parë të takimit që nuk u ruajt dot deri në fund nga Arsenal. Pasi shënon me kokë, Mustafi me të drejt kthehet nga kritikët e tij më të mëdhenj, tifozët, duke kërkuar që edhe emri i tij t ëthirret siç ndodh me sulmuesit.

Një mesazh ky edhe nga vet Mustafi për të treguar se mosha nuk ka bërë efekt tek ai për të dhuruar paraqitje pozitive. Sakaq, mediat angleze e kanë cilësuar si lojtari i ndeshjes për golin e shënuar si dhe punën e tij defensive. Lind pyetja, a vërtet është më I padobishëm një lojtar që sakrifikon çdo gjë për ekipin? Due pranuar edhe stolin. E nëse Arsenali doli me një pikë nga Franca, kjo fal Shkodran Mustafit./Sport Ekspres/