Bujar Idrizi nuk do të jetë pjesë e Kukësit për sezonin e ardhshëm. Vetë mbrojtësi nga Kosova ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook” se e ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën kuksiane.
Vetë lojtari falënderon drejtuesit, tifozët dhe shokët e skuadrës për bashkëpunimin: “Ju njoftoj se nga sot nuk do të jem më pjesë e Kukësit. Falënderoj për përkrahjen presidentin, tifozët, lojtarët që ishin një grup shumë i mirë, ne veçanti Besar Musollin. Me Respekt, Bujar Idrizi”.
Mbrojtësi 26-vjeçar u transferua nga nga Llapi të Kukësi verën e shkuar dhe ka luajtur 1900 minuta në Superiore këtë sezon, duke qenë 21 herë titullar, por duket se afrimet e fundit në mbrojtje dhe bollëku në krahun e majtë e kanë bindur të largohet, aq më shumë që në Kosovë ka disa klube që i ofrojnë page të lartë dhe formacionin bazë.